.
Published On: Mon, Feb 2nd, 2015

Peticion për rrugën që lidh Gjakovën me Shkodrën

Share This
Tags

shoqata-drini-Ashtu siç ishte paralajmëruar në dhjetor të vitit të kaluar, Shoqata “Drini” në Gjakovë dhe në Shkodër, këto ditë e ka nisur nënshkrimin e peticionit, përmes së cilit tenton të bindë qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës që të mos e harrojë investimin në rrugën kombëtare Adriatik – Alpe, konkretisht rrugën që lidhë komunën e Gjakovës me Shkodrën dhe Shën Gjinin.

Sipas kryetarit të kësaj shoqate në Gjakovë, Halil Ahmeti, tash e dy ditë ka filluar nënshkrimi i peticionit në mënyrë elektronike, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të nisë nënshkrimi i peticionit edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sipas Ahmetit tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet teknike për një gjë të tillë dhe nënshkrimi i peticionit do të organizohet në qytetet kryesore të Kosovës dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë së veriut, zona këto të cilat i tangon rruga Adriatik – Alpe./radiogjakova/