Pjesëtarët e komuniteteve: Ne punësohemi vetëm në “Çabrat”
Përfaqësuesit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në komunën e Gjakovës, po vazhdojnë ta paraqesin situatën tejet të rëndë të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve si në punësimin ashtu edhe gjendjen ekonomike e sociale.
Sipas tyre, komunitetet as në minimum nuk janë të përfaqësuar në punësim. Ata thonë se në të gjitha sektorët apo dikasteret e administratës shtetërorë e publike përfaqësuesit e komuniteteve janë të anashkaluar dhe pa përfaqësim në punësim.
Minoritarët ankohen se ata po punësohen vetëm aty ku duhet punuar për pastrimin e mbeturinave siç është rasti në Ndërmarrjen Publike “Çabrati”.
Për këtë çdo ditë e më tepër familjet e këtyre komuniteteve po e humbin shpresën për një perspektiv me te favorshme në të ardhmen. Kjo sipas tyre, po ndikon që migrimi jashtë Kosovës të shihet më i favorshëm se sa qëndrimi dhe jeta në Kosovë./radiogjakova/