.
Published On: Mon, Feb 12th, 2018

Pleqësia që synon të hartojë plane afatgjate për arsim

Share This
Tags

Pleqësia e Arsimit do të jetë një tjetër organ procedurat për themelimin e së cilit tashmë janë iniciuar nga Komuna e Gjakovës.

Pleqësia do të jetë si një komision i asociuar e që do të shërbejë si organ i pavarur këshillues për Komunën. Ai do të jetë një trup që nuk do të ndërhyjë në administratë apo në punën e Drejtorisë së Arsimit. Detyrë e tij parësore do të jetë hartimi i planeve afatgjate për arsim.

Komuna synon që ky te jetë një organ gjithëpërfshirës. Për këtë qëllim, kryetari Ardian Gjini do të ftojë në takim edhe krerët e partive opozitare dhe atyre në pushtet që të propozojnë ekspertët e tyre të arsimit që do të bëhen pjesë e këtij organi.

Kryetari Gjini beson se opozita nuk ka pse të bojkotoje këtë organ, pasi nuk bëhet fjalë për plane 3 apo 4-vjeçare, por më afatgjate. Po ashtu, në Pleqëri pritet të përfshihen edhe përfaqësues të shoqërisë civile, por dhe të veteranë të arsimit.

Komuna do të ndajë buxhet minimal, por të mjaftueshëm për ta mbështetur Pleqësinë, puna e së cilës parashikohet të zgjasë jo më pak se dy vite.

Drejtoria e Arsimit dhe kabineti i Kryetarit po punojnë që të caktojnë termat e referencës dhe të përcaktohen specifikisht detyrat e Pleqërisë së Arsimit, para se të përcaktohet edhe numri i anëtarëve të tij./radiogjakova/