.
Published On: Wed, Jul 27th, 2016

Po vjen “Sofra”!

Share This
Tags

Te merkuren dhe te enjten, 27 dhe 28 korrik, mbahet festivali tradicional “Sofra”, i cili ka për qëllim promovimi i kultures dhe vlerave tradicionale të Gjakovës. Organizatorët tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për ngjitjen në skenë të këngëtarëve, të cilët për dy netë do të përformojnë para adhuruesve të muzikës qytetare dhe asaj argëtuese. Në natën e parë, nesër, festivalin do të hap këngëtarja e muzikës popullore Nizafete Shala, ndërsa më pas në pjesën e muzikës argetuese do të këndojnë Latino Band, Vesa Smolica dhe Albi Xhepa. Në natën e dytë, të enjtën në mbrëmje, për muzikën popullore–qytetare do të kujdesen grupi “Arshikët”, ndërsa për pjesën e muzikës argetuese këngëtari Valon Shehu. Sivjet është edicioni i tretë i këtij festivali që është e përqendruar në trashëgiminë kulturore, dhe ka për qëllim ringjalljen e disa prej traditave të vjetra, siç janë pjekja e rakisë dhe muzika tradicionale qytetare e Gjakovës. Në dy ediconet e kalaura, kjo ngjarje kulturore ishte organizuar në fund të muajit gusht. Mirëpo organizatorët kishin vendosur që sivjet atë të mbajnë gjatë muajit korrik kur edhe është një përqëndrim më i madh i bashkëatdhetarëve, për t’iu dhënë mundësi edhe atyre gjatë ditëve të pushimit në vendlindje, të argëtohen në netët e këtij festivali.