Blerina Rogova-Gaxha pjesë e edicionit të 30-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Vilenica”
Poetesha dhe shkrimtarja gjakovare, Blerina Rogova-Gaxha është përzgjedhur të jetë pjesë e edicionit të 30-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Vilenica”, që do të mbahet prej 2 deri më 6 shtator në Lipica të Sllovenisë.
Ajo ka bërë të ditur se në këtë festival të letërsisë do të jetë e pranishme edhe më 1 shtator, konkretisht do të jetë pjesë e ceremonisë paraprake së këtij festivali që do të mbahet në Lubjanë. Rogova – Gaxha do të prezentohet me poezitë nga libri “Kate”, dhe poezi tjera të reja si dhe me një ese të titulluar “Vdekja e poetit”.
Materialet që do të botohen më pas edhe në revistën e festivalit, përpos në gjuhen shqipe janë të përkthyera edhe në gjuhen angleze dhe atë sllovene.
Në këtë festival, përgjatë 29 edicioneve të shkuara janë vlerësuar edhe shkrimtarë me ndikim në Evropë, ndërkaq, pos Sllovenisë ky festival ka shtrirje edhe në Trieshtë të Italisë.










