.
Published On: Tue, May 5th, 2015

Policia e Kosovës me aktivitet të përbashkët sensibilizues

Share This
Tags

policia-stema

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Drejtorisë

Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, përmes një komunikate njofton se për disa ditë radhazi është zhvilluar një Aktivitet i përbashkët sensibilizues për implementimin e projektit “Kur urren të tjerët–e urren vetveten” 2015, projekt i pranuar nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë në Prishtinë. Implementimi i projektit është realizuar edhe me nxënës të klasave të IX-ta në rajonin e Gjakovës, në të cilin përfshihen edhe komunat e Rahovecit dhe Malishevës. Nga komuna e Gjakovës në këtë projekt kanë marr pjesë nxënësit e shkollave fillore “Zekiria Rexha” dhe “Mustafa Bakija”, të cilëve ju kanë ligjëruar zyrtarë të certifikuar nga regjioni i Pejës, meqë siq thuhet në komunikatë, në regjionin e Gjakovës nuk kishte zyrtar të trajnerëve të çertifikuar për ligjërata për krimin e urrejtjes. Implementimi i projektit është realizuar në partneritet me OSBE-në, Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Siguri, Zyra Regjionale në Pejë.