.
Published On: Wed, Mar 28th, 2018

Presidenti Thaçi do të dekorojë 6 dëshmorë të Gjakovës

Share This
Tags

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në përgjegjësitë e tij kushtetuese të enjten do të dekorojë me urdhrin “Hero i Kosovës”, pas vdekjes, Përmet Vulën, Elton Zherkën, Ilir Sobën, Sadedin Shehun, Bujar Rokën dhe Hamëz Zymberin.

Ata do të dekorohen me motivacionin se kanë treguar trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës.

Ceremonia do të organizohet nesër në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës me fillim prej orës 14:00.

Të gjashtë dëshmorët ranë heroikisht në 5 vende të ndryshme por me një qëllim: lirinë e Kosovës./radiogjakova/