.
Published On: Mon, Sep 8th, 2014

Pritet rregullimi i sahat kullës

Share This
Tags

sahat-kullaPas më shumë se 4 vjet mosfunksionimi, këto ditë pritet që më në fund të rregullohet ora e sahat-kullës në Gjakovë. Është komuna e Gjakovës ajo që ka vendosur të investojë në ri-funksionalizimin e sahat kullës, duke përfshirë këtu rregullimin e orës dhe disa investime tjera për riaktivizimin e saj.

Sipas informacioneve nga drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport si dhe nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, dy institucione këto që e menaxhojnë dhe e mbikëqyrin objektin e Sahat-kullës, tashmë ka përfunduar tenderi dhe është përzgjedhur kompania e cila do ta sigurojë mekanizmin e orës, ndërsa për ta bërë këtë i është caktuar një afat prej 3 javësh.

Krahas këtij investimi, që sipas tenderit pritet të kushtojë rreth 2 mijë e 500 euro, komuna ka investuar edhe rreth 1 mijë euro tjera në rregullimin e kulmit dhe ndriçimit të këtij objekti me rëndësi kulturore e historike për Gjakovën./radiogjakova/