Miratohet themelimi i njësisë për menaxhimin e Çarshisë së Madhe
Këshilltarët komunal në Gjakovë, në mbledhjen e tyre të fundit, kanë gjetur gjuhën e përbashkët për themelimin e njësisë për menaxhimin e Çarshisë së Madhe, ku vetëm me një abstenim është miratuar kjo pikë e rendit të ditës.
Para shqyrtimit të këtij vendimi, Silvana Domi, drejtoreshë e drejtorisë për Zhvillimin Ekonomik ka prezantuar mënyrën e funksionimit të kësaj njësie.
Ndërkohë, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kjo njësi ka për synim ruajtjen dhe funksionalizimin e Çarshisë së Madhe, që është edhe simbol i Gjakovës.