.
Published On: Fri, Aug 14th, 2015

Prodhuesit e Gjakovës vështirësi në zhvillimin e veprimtarisë së tyre

Share This
Tags

carshia-gjakova11Prodhuesit në komunën e Gjakovës po vazhdojnë të ballafaqohen me vështirësi në zhvillimin e veprimtarisë së tyre, vështirësi të cilat, sipas tyre, në një të ardhme të afërt edhe mund t’ua shuajnë në tërësi aktivitetin prodhues.

Disa prej pak prodhuesve të mbetur në Gjakovë janë ankuar se prodhimet nga jashtë po vazhdojnë të vijnë me çmime shumë të lira dhe po e dëmtojnë shumëprodhimin lokal. Ata dyshojnë se kjo është politikë e qëllimshme që ka për synim ta shkatërrojë prodhimin vendor. E përveç konkurrencës jo të drejtë nga importi, ata kanë thënë se pengesë tjetër është edhe infrastruktura mjaft e keqevendore.

Ndër problemet kryesore thonë se është edhe energjia elektrike, e cila ka cilësi të dobët dhe është jo stabile. E këto shqetësime të prodhuesve lokal i cilësojnë si të drejta edhe në komunën e Gjakovës, por të njëjtit thonë se ata janë të pafuqishëm në këtë drejtim dhe për këtë e fajësojnë nivelin qendror.

Megjithatë, ata thonë se përkundër kësaj, niveli lokal po bën përpjekje maksimale që ta përgatisë terenin që në një të ardhme të afërt gjërat të fillojnë të lëvizin për së mbari.