.
Published On: Wed, Jul 13th, 2016

Profesorët e ESMA –së shfaqin konert në Gjakovë Prezente edhe Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovës

Share This
Tags

Në kuadër të edicionit të pestë të Akademisë Evropiane Verore të Muzikës, i cili po mbahet në Gjakovë, të marten mbrëma, më profesorët që po marrin pjesë në këtë akademi, kanë shfaqur një koncert, për adhuruesit e muzikës klasike, ku janë interpretuar vepra të njohura të kompozitorëve të njohur. Gjatë koncertit janë interpretuar vepra të kompozuara ndër shekuj, të punuara nga Shtraues, Bethoven, Moxart e tjerë. Organizatori i kësaj akademie të muzikës Desar Sulejmani, tha se repertori ka qenë një përzierje e veprave të punuara ndër shekuj nga autor të ndryshëm, si histori muzike, muzikë operistike, romancë vokale, muzikë klasike, por edhe moderne.

Në këtë koncert prezente ishte edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovës Angelika Viets, e cila pasi ka përgëzuar pjesëmarrësit e kësaj veprimtarie, tha se është shumë e kënaqur që kjo akademi muzikore po mbahet në Gjakovë, por edhe që ambasada gjermane e ka përkrahur këtë akademi. “Është një shembull i një suksesi të shkëlqyeshëm i arritur falë bashkëpunimit me të rinjë. Shpresojmë që ky bashkëpunim i ri me zyrën do të ndihmoj realizmin e iniciativave të tjera. Ky event po zhvillohet për herë të pestë por është hera e parë që një ngjarje po organizohet në qytetin e famshëm të Gjakovës. Po them i famshëm sepse të gjithë e dim që Gjakova është një qytet i veçantë në Kosovë”, ka thene ambasadorja Viets.

Ndryshe në këtë aktivitet po marrin pjesë 15 profesor nga vende të ndryshme të Evropës të cilët po punojnë profesionalisht me më shumë se 100 student të muzikës nga mbarë trevat shqiptare.