.
Published On: Fri, Aug 4th, 2017

Programi i energjisë efiçiente, mbi 100 mijë euro për dy shkolla të Gjakovës

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës ka fituar një donacion nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, për rikonstruksionin e objekteve të dy shkollave fillore.

Bëhet fjalë për shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Bishtazhin, në të cilën do të investohen 36, 445 euro për instalimin e ngrohjes qendrore si dhe për shkollën “Fan Noli” në Dujakë, për të cilën do të investohen 69,417 euro në rikonstruksionin e kulmit, ndërrimin e dyerve dhe dritareve dhe instalimin e ngrohjes qendrore.

Ky investim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik po bëhet në kuadër të programit për zbatimin masave ne energjinë efiçiente, që përpos uljes së shpenzimeve për ngrohje, nënkupton edhe krijim të kushteve më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik tashmë ka shpallur tenderin për punimet në këto dy shkolla, ndërsa punimet pritet të jenë të gatshme në vjeshtën e këtij viti.