Projekti: Kosova një mundësi për të filluar një biznes
Jakova Innovation Center që njihet ndryshe si Qendra Inovatiove e Gjakovës ka filluar të implemnetojë projektin “Kosova një mundësi për të filluar një biznes”, që është përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Ky projekt ka për qëllim të promovojë dhe nxisë ndërmarrësinë në Kosovë, duke shpalosur projektet dhe potencialin që ka vendi ynë në përkrahje të ndërmarrësve të rinj. Gjatë projektit do të realizohen disa video-dokumentarë të shkurtër me përfaqësues të institucioneve të shtetit, organizatave ndërkombëtare dhe vendore, investiturët engjuj, afaristë të suksesshëm dhe ndërmarrës të rinj dhe shoqëri civile që do të tregojnë për ekosistemin e ndërmarrësisë në Kosovë, mundësitë sipërmarrëse dhe njëkohësisht të inspirojnë të rinjët që të jenë më të guximshëm dhe kreativ në krijimin e bizneseve të reja. Këto video janë inspiruar nga ligjëratat online në platformën Coursera.org pjesë e lëndës “Beyond Silicon Valley” – Rritja e Ndërmarrësisë në Ekonomitë e Tranzicionit. Ky program është ndjekur tanimë nëpërmes kësaj platforme nga mbi 100,000 studentë nga 190 shtete të botës. Andaj dhe Kosova përmes këtyre videove do të ketë mundësi të promovohet në të gjitha vendet e ndryshme të botës, gjë që do të nxisë krijimin e një imazhi pozitv dhe përmisim të klimës investive.
Njëkohësisht gjatë projektit do të relizohet një konferencë në qytetin e Gjakovës e udhehequr nga profesori Michael Goldberg nga Case Western Reserve University – Cleveland, Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të jenë të ftuar rreth 200 pjesëmarrës nga fusha e ndërmarrësisë. Kjo konferencë, së bashku me videot e prezantuara do të shërbejnë si një udhërrëfyes për situatën aktuale dhe mundësinë e promovimit të ndermarrësisë në Kosovë për krijimin e një strategjie të mirëfilltë për përkrahje të bizneseve.










