.
Published On: Fri, Aug 11th, 2017

Promovohen veprat e Ibish Nezirit

Share This
Tags

Në kuadër të aktiviteteve të shumta kulturore të cilat po organizohen dedikuar diasporës, të premten në Gjakovë është bërë promovimi i veprimtarisë letrare të Ibish Nezirit, ish i burgosur politik i cili aktualisht jeton në Zvicër.

Njëri nga referuesit në këtë promovim, krijuesi Muhamet Rogova, ka veçuar librin e autorit Neziri me titull “Ahmet Haxhiu- një jetë të tërë në lëvizje ilegale”, i cili pasqyron kontributin e atdhetarit Ahmet Haxhiu për lirinë e Kosovës.

Në anën tjetër, Prof. Dr Zymer Neziri ka veçuar brendinë e librit me titull “Vallet në Funksion të Identitetit Kombëtar”, ndërkohë që Skënder R.Hoxha, foli për karakteristikat e romanit “ Këtu jam për të luftuar armiqtë”.

Për veprimtarinë letrare të autorit Ibish Neziri, kanë folë edhe bashkëveprimtarë të tij, ndërkohë që më pastaj është zhvilluar një debat gjithëpërfshirës në të cilin është bërë fjalë për brendinë si dhe për personazhet, veprimtarinë e të cilëve i ka trajtuar Neziri në veprat e tij.

Në fund, duke falënderuar pjesëmarrësit në këtë promovim, autori Ibish Neziri, ka thënë se nuk do të ndalet kurrë për të shkruar për të gjithë ato personalitete dhe ngjarje të cilat janë të ndërlidhura ngushtë me rrugëtimin e Kosovës për pavarësi./radiogjakova/