.
Published On: Fri, Sep 15th, 2017

Promovohet libri “70 vjet, 7 Skenare” i Ruzhdi Domit

Share This
Tags

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” u promovua librit me titull “70 vjet, 7 Skenare” të autorit Ruzhdi Domi. Libri përbëhet nga pjesё dramatike qё pikёnisin me fakte reale nga jeta.

Ndërlidhur me këtë autori Domi ka thënë se ai ka një shtrirje të gjërë në kohë, duke u fokusuar vetëm në të vërteten e cila ka ndodhur jo vetëm në Kosovë.

Recensientja e këtij libri, Migena Arllati, në fjalën e saj ka potencuar se Ruzhdi Domi, në librin e tij sjell para artbёrёsve dhe artdashёsve skenare tё qarta, nё shtjellim tё tё cilëve zbulon ndërlikimet dhe kundёrshtitё e jetёs.

Në anën tjetër profesor Besim Muhadri tha se në këtë libër është vetëm një pjesë e skenarëve të realizuar me mjeshtëri nga Domi, për të cilin tha se ka bashkëpunuar shumë në lidhje me librin.

Në promovimin e librit “70 vjet, 7 Skenare” drejtori për Kulturë, Meirton Ferizi ndau një mirënjohje për autorin Ruzhdi Domi.

Në emër të familjes falënderoi vëllai Bujar Domi, ndërkohë që aktori, Ahmet Bakia, ka lexuar një fragment nga njëri nga skenarët e prezentuar në këtë libër./radiogjakova/