.
Published On: Tue, Jun 20th, 2017

Promovohet libri “Gjakova në kronikë”

Share This
Tags

Gëzim Gjini promovoi librin e tij më të ri “Gjakova në kronikë” i cili doli nga botimi këto ditë.

Vepra e Gjinit përfshin gjithçka që ka të bëjë me Gjakovën dhe gjakovarët, që nga fillet e themelimit të qytetit, historinë, njerëzit, gjeografinë, fenë, letërsinë, artin, shkencën, muzikën, humorin, traditat e deri tek besëtytnitë e zakonet e qytetarëve të Gjakovës.

Në promovimin e këtij libri, u vlerësua angazhimi i autorit Gjini në përmbledhjen e këtyre të dhënave që kanë të bëjnë me Gjakovën.

Për këtë libër kanë diskutuar recensenti Mexhid Yvejsi, redaktori Muharrem Kurti, mirëpo hapësirë iu dha edhe qytetarëve të pranishëm, shumica e tyre personazhe të këtij libri, të cilët kanë ringjallur kujtimet e tyre që kanë zënë vend në këtë libër.

Për këtë libër, Gjini ka përdorur burime të ndryshme të informacionit, mirëpo sipas tij, burimi kryesor kanë qenë vetë qytetarët e Gjakovës. Në këtë libër, sipas tij, janë përfshirë me qindra familje e qytetarë.

Gjini paralajmëroi se ky libër do të pasohet me një tjetër, pasi nuk ka mundur që të përmbledhë në vetëm një vepër historinë e Gjakovës dhe të gjakovarëve./radiogjakova/