.
Published On: Fri, Jan 23rd, 2015

Protesta kundër Jabllanoviqit, qindra gjakovarë do jenë në Prishtinë

Share This
Tags

protesta-Pas dy protestave të mëdha në Gjakovë dhe shumë të tjerave në qytete të ndryshme të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe “Thirrjet e Nënave” nesër (e shtunë) do të protestojnë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë kundër ministrit Jabllanoviq.

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Gjakovë, ka siguruar transport falas për gjithë të interesuarit që duan të protestojnë në Prishtinë. Autobusët nisen para Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në ora 11:30.

Siç ka kuptuar Radio Gjakova, deri më tani Veyëvendosja ka siguruar dhjetë autobusë që do nisen njëherësh nga Gjakova, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të shtohet numri i autobusëve për shkak të numrit të madh të atyre që kanë shprehur dëshirën të protestojnë kundër Jabllanoviqit.

Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të komunës së Gjakovës kanë paralajmëruar se do të nisen me automjete personale, ndërsa gjakovarë që studiojnë ose veprojnë në Prishtinë kanë njoftuar se do të jenë të shtunën para Bibliotekës Kombëtare në orën 14:00./radiogjakova/