.
Published On: Fri, Jan 6th, 2017

Vizita e pelegrinve serb në Gjakovë, Reagon kryetarja Kusari-Lila dhe dega e VV në Gjakovë

Share This
Tags

Nën masa të rrepta të Policisë sot rreth orës 13.30 në Kishën Ortodokse në Gjakovë ka arritur një autobus me pelegrin serb e një grup Qytetarësh ishin mbledhur afër Kishës Ortodokse në rrugën Mbretëresha Teutë, për të kundërshtuar kte vizitë te tyre me rastin e Krishtlindjeve ortodokse. Sipas nënave gjakovare të viktimave, në mesin e “pelegrinëve” ka edhe kriminelë serbë të përfshirë në masakrat në Gjakovë gjatë vitit 1999. Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për sulmin ndaj autobusit. Ndryshe, vizita ka përfunduar pas nje ore, pa ndonje ekses, nderkohqe vizita te tilla te serbëve lokal, janë bërë të përvitshme, te cilat vazhdimisht po kundërshtohen nga qytetarët e Gjakovës.

Vie nderkohe, komentimi i kryetares se komunes Mimoza Kusari Lila, per protestat e sotme: Fatkeqësisht sot në hyrje të Gjakovës nga hedhja me gurë, iu thye një xham i jashtëm autobusit me pelegrin serb. Nëse aty ka kriminelë Serb, thyerja e xhamit nuk solli asgjë më shumë se dy shqiptarë të arrestuar sot për këtë akt.Prap e ripërsëris se më shumë se argumenti i forcës, sot Kosovës i duhet forca e argumentit. Ajo forcë e argumentit është me fakte dhe dosje për krimet e kryera në Kosovë dhe rrjedhimisht me veprim të Gjykatave. E dënoj aktin e dhunës sot dhe gjithmonë, i cili në sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës, nuk ndihmon asgjë, në të kundërt dëmton. Dokumentimi i krimeve duhet të bëhet në rrugë ligjore dhe duhet mbështetur nga të gjitha nivelet institucionale të vendit. Është momenti i fundit për veprim të menqur para se t’i ndërrohet kahja historisë dhe të vërtetës për krimet e luftës në Kosovë, ka shtuar Kusari-Lila.

Pas ardhjës së pelegrinëve serb në Gjakovë, ka reaguar, sot Lëvizja Vetëvendosje, që sipas tyre është një veprim provokues, i cili i rëndon edhe më shumë plagët e shumë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë luftës së fundit. “Protestat e vazhdueshme kundër këtyre vizitave janë thirrje për t’vendos drejtësi, kurse dhuna policore nga organet e rendit ndaj protestuesve është veprim kundër drejtësisë dhe si i tillë i papranueshëm. Nuk mund të ketë pajtim me Serbinë përderisa drejtësia nuk është vendosur. Serbia përveçse nuk ka kërkuar falje, po mban në fuqi fletë-arrestet për pjesëmarrësit në luftën tonë çlirimtare. Prandaj, protestat janë të pashmangshme deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë, ka vazhduar reagimi i kësaj lëvizje, duke kërkuar lirimin e aktivisteve të cilat janë ndaluar sot nga policia gjatë këtyre protestave. Lëvizja Vetëvendosje shpreh shqetësimin për arrestimin e Hazbije Pruthit, Mimoza Shalës, Haxher Bytyqit, Shkëndije Hodës dhe Sanije Berishës, si dhe kërkon lirimin e mënjehershëm të tyre thuhet mes tjerash në këtë reagim te Levizjes Vetvendosje.