Publikohen rezultatet preliminare të granteve për zhvillim rural
Janë publikuar rezultatet preliminare të granteve për pemë manore, pemë drufrutore dhe për rrush. Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përfunduar vlerësimin preliminar edhe për një pjesë të projekteve që fermerët kosovarë kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2016. Rezultatet preliminare janë publikuar për Sektorin e pemëve për dru frutore ku kanë fituar 57 fermerë, Sektorin e pemëve manore 48 dhe për sektorin e rrushit 64 vreshtarë të cilët tërsisht i takojnë regjionit të Rahovecit. Listat preliminare janë të qasshme për publikun nga sot në faqen e AZHB-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërkaq në ditët në vazhdim do të publikohen edhe rezultatet preliminare për Masen 103. Duke shfletuar këto lista shifet se nga 169 projektet fituese asnjë nuk është nga komuna e Gjakovës anipse ka pasur intersim të vogël nga ana e bujqve gjakovar. Në fakt kishin konkurruar dhjetëra prodhues, por sipas vlerësimit të kësaj agjencie ata nuk i kishin plotësuar kriteret e nevojshme. Ka pasur vetëm një aplikim për hapje të pemishetes së mollës, ndërsa më tepër aplikime të pasuksesshme ka pasur për sektorin e pemëve manore. Prodhuesit nga
Gjakova kanë aplikuar më së shumti për grande për ngritjen e plantacioneve me mjedra, për ngritjen e pemishteve me pemë manore, mjedra me infrastrukture komplete për dhjetëra hektarë siperfaqe.
Në funksion të rritjes se transparencës me fermerët dhe efikasitetit në implementimin e programit, për herë të parë këtë vit, fermerët aplikues po informohen përmes SMS-ve për publikimin e rezultateve të vlerësimeve preliminare dhe po ashtu, ata janë njoftuar edhe me e-mail për aplikacionin e tyre. Atyre iu është dërguar vendimi për aplikacionin e tyre e po ashtu edhe poentimi që ata kanë arritur. Kjo gjë e përshpejton procesin e implementimit të programit po ashtu, por më me rendësi e rritë transparencën me fermerët dhe qytetarin, thuhet në njohtimin e Ministrisë së Bujqësisë të Kosovës.