.
Published On: Sat, Nov 16th, 2013

Punësimi përmes QRP-së mbetet i vogël

Share This
Tags

njerez-ecinGjakovë- Gjatë periudhës Janar-Tetor të këtij viti në komunën e Gjakovës përmes Qendrës Regjionale për Punësim kanë arritur të punësohen vetëm  297 veta, gjë e cila vazhdon të prezanton një gjendje të vështirë në këtë sferë, përkatësisht për një ecuri të dobët të punësimit në komunë.

Si jemi informuar në Qendrën Regjionale për Punësim në Gjakovë, pas dhjetë muajve të këtij viti, numri i personave të cilët kërkojnë të punësohen përmes kësaj qendre kap shifrën prej 5 mijë 997 sish, prej të cilëve 2 mijë e 673  janë të gjinisë femërore.

Sa i përket muajit të fundit, përkatësisht muajit tetor, në Qendrën Regjionale për Punësim në Gjakovë, janë paraqitur edhe 72 punëkërkues të rinj, numër ky për një më i lartë se një muaj më parë. Shikuar sipas strukturës kualifikuese të personave të cilët presin për tu punësuar përmes Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë, numri më i madh i tyre është me shkollë të mesme të përfunduar, rreth 2 mijë e 905 persona.

Ndërkohë nga dita në ditë po rritët numri i personave me fakultet të përfunduar të cilët presin për tu punësuar, numri i të cilëve aktualisht është 109, ndërkohë që numri i atyre të cilët kërkojnë punë me shkollë të lartë të përfunduar ka mbetur i njëjtë me muajin e kaluar, rreth 25 veta./radiogjakova/