Punësimi, shqetësim edhe për komunitetet pakicë
OJQ “Vo-RAE” në bashkëpunim të ngushtë me OJQ “Roma in Action “ nga Gjakova, organizuan takimin e parë koordinues për të diskutuar rreth gjendjes së komuniteteve në disa fusha me qëllim të adresimit të sfidave dhe mundësive të cilat mund të ndërmerren.
Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i organizatës “Roma in Action”, Emrah Cërmjani, ka thënë se ky projekt është i ndërlidhur me gjendjen aktuale të grupeve të cënuara në komunën e Gjakovës.
Cërmjani gjithashtu u shpreh se targeti kryesor në këtë projekt në komunën e Gjakovës është përmirësimi i gjendjes në fushën e punësimit.
Pjesëmarrës në takimin e parë koordinues në Gjakovë kanë qenë edhe përfaqësues të nivelit lokal, të organizatave lokale dhe ndërkombëtare ,si dhe aktivistë të tjerë të cilët punojnë në fusha të ndryshme për pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian e të cilët jetojnë në Komunën e Gjakovës./radiogjakova/