Punët kryhen natën, vijon rregullimi i kubëzave në Çarshi
Punët në rregullimin e rrugëve në Çarshinë e Madhe janë duke vazhduar pas sigurimit të kubëzave. Mirëpo me një orar tjetër, me qëllim që të mos pengohet qarkullimi i lirë i automjeteve dhe këmbësoreve.
Në Drejtorinë e Shërbimeve Publike thanë se restaurimi me kubëza në Çarshinë e Madhe të Gjakovës po bëhet gjatë natës.
Deri më tani sipas zyrtarëve të kësaj drejtorie punimet kanë përfunduar në rrugën “Sefedin Xerxa”, e cila nisë nga Kulla e Sahatit deri tek Ura e pazarit, afër ndëmarrjes “Çabrati”.
Ndërsa prej të martës mbrëma operatori do të vazhdojë punët në rregullimin e rrugës “Vëllëzërit Frashëri”, përkatësisht rruga që të dërgon tek Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.
Më pas do të vazhdohet në rrugën “Abedin Terbeshi” e cila po ashtu ëshë pjesë e projektit për restaurimin e infrastrukturës rrugore që është e dëmtuar në Çarshinë e Madhe./radiogjakova/