.
Published On: Mon, Aug 11th, 2014

Punët për rrethrrotullimin, jo sipas dinamikës së paraparë

Share This
Tags

gjakova-rrethiiQytetarët e komunës së Gjakovës janë dëshmitarë të tollovisë së madhe dhe pritjeve të gjatat të automjeteve, në kryqëzimin e rrugëve “Skënderbeu” dhe “Tirana”. Punët për ndërtimin e rrethrrotullimit nuk po ecin sipas dinamikës së paraparë, kjo për shkak të zhvendosjes së domosdoshme të infrastrukturës nëntokësore në këtë pjesë të qytetit.

Burim Meqa, drejtor i Drejtorisë komunale për Shërbime Publike, ka njoftuar se komuna tashmë ka përfunduar bisedat me të gjithë pronarët e infrastrukturës dhe pritet që së shpejti kjo hapësirë të lirohet për të krijuar kushtet paraprake për fillimin e punimeve.

Për derisa PTK-ja, “Ngrohtorja”, “Radoniqi” si dhe operatorët optik, zhvendosjen do ta bëjnë me mjete vetanake, për shkak të kostos së lartë, zhvendosja e kabllove të energjisë elektrike planifikohet të bëhet në bashkëfinancim me KEDS-in. Kur është fjala tek dinamika e punimeve, sipas drejtorit Meqa, rrethrrotullimi pritet të përfundon gjatë muajve të vjeshtës.

Ndryshe, për ekzekutimin  e punimeve vetëm në rreth rrotullim, qeveria, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës ka akorduar mbi 250 mijë euro, ndërkohë që  në rastet kur bëhet fjalë për hapësirat brenda kufijve administrativ të komunës, atëherë është obligim i komunës që të siguroi edhe mjetet e nevojshme për shpronësim./radiogjakova/