.
Published On: Mon, Jun 29th, 2015

Punimet për rrethrrotullimin e ri me intensitet të lart

Share This
Tags
rreth rrotullimi 1

Foto ilostruese

Janë duke vazhduar me intensitet të lartë punimet në rrethorrotullimin e ri në qytetin e Gjakovës, ate në dalje të qytetit, drejtimi për Prizren.

Gjatë ditës së djeshme është shtruar në tërësi shtresa e parë e asfaltit, duke bërë që ky vend ta marrë një pamje të re.

Përfaqësues të kompanisë që po i kryejn punimet kanë bërë të ditur se puna ka vazhduar pa ndërprerë, ndërsa me të njejtin tempo do të vazhdojë edhe ditët në vazhdim, deri në përfundimin e plotë të projektit.

Ndryshe, përveç shtresës së parë të asfaltit, në këtë rrugë tashmë janë përfunduar në tërësi trotuarët, ndriqimi dhe oazat e gjelbërta, gjë që nënkupton se projekti në tërësi do të pëfundohet brenda pak ditësh.

Sipas zyrtarëve të drejtorisë komunale të shërbimeve publike, pas përfundimit të këtij projekti, pritet që punimet të nisin në një tjetër rreth rrotullim, në afërsi të hyrjes së Stacionit të Autobusëve, rreth-rrotullim po ashtu mjaft i nevojshëm në atë lokacion.