.
Published On: Sat, Jul 19th, 2014

Punohet në ndërtimin e rreth-rrotullimeve në Gjakovë  

Share This
Tags
rrethrrotullimiaferhoteljakova
Kanë filluar punimet për ndërtimin e rreth-rrotullimit në bllokun e ri, gjegjësisht në kryqëzizmin e rrugëve “Migjeni” dhe “Anton Çetta”, kryqëzimi pranë hotel Jakovës. Ky kryqëzim ishte rrezik i vazhdueshëm në komunikacion me një numër të madh të aksidenteve, prandaj kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme. Sipas zyrtarëve komunal, punimet kanë nisur dje, ndërsa pritet të finalizohen brenda 20 ditësh.
Gjithashtu, punimet po vazhdojnë edhe në ndërtimin e rrethrrotullimit në rrugën “Tirana”, gjegjësisht në dalje të qytetit, në drejtim të Prizrenit. Aktualisht aty po punojnë ekipet profesionale të KEDS-it të cilat po e bëjnë largimin e kabllove 10 kilovoltëshe, ndërsa sipas zyrtarëve komunal, pas përfundimit të këtij procesi, mbesin edhe rreth 30 ditë që ky rreth rrotullim të përfundojë në tërësi.
E kur jemi tek punimet në infrastukturë, ato kanë filluar edhe në kryqëzimin e rrugës “Yll Morina” me rrugën “Skënderbeu”, konkretisht në ish–pronën e familjes Llapaqi, pronë e cila tashmë është shpronësuar nga komuna, dhe pas rrënimit të objektit aty do të bëhet zgjerimi trotuarit. Ky trotuar pritet të krijojë kushte më të mira për këmbësorët dhe siguri më të madhe për qarkullimin në trafik.