Qeveria e Kosoves ka bllokuar buxhetin e institucioneve qëndore e lokale, përfshirë këtu edhe komunën e Gjakovës

Për arsye që ende nuk i ka bërë publike, qeveria e Kosovës e ka bllokuar në tërësi buxhetin e institucioneve qëndore e lokale, përfshirë këtu edhe komunën e Gjakovës.
Si pasojë e kësaj, tashmë është shkaktuar një bllokadë financiare, pasi në mungesë të buxhetit, komuna po e ka të pamundur të paguaj operatorët ekonomik dhe organizatat e ndryshme të cilave u ka borgj për shërbiemt e kryera.
Zëdhënësja e komunës Abetare Domi, ka thënë për radion tonë se ky veprim i qeverisë ka krijuar një situatë acaruese tek operatorët ekonomik.
E përpos pengesave për pagesën e borgjeve, bllokimi i mjeteve ka ndikuar edhe në stopimin e shpalljes së tenderëve të rinjë, gjë që nënkupton edhe bllokimin e shumë projekteve që ishin paraparë të realizoheshin këto ditë.
Ndryshe, ajo që është pjesa edhe më tragjike në këtë rast, është fakti se përveç grantit qeveritar, qeverioa ka bllokuar edhe të hyrat vetanake të komunës, veprim që rrjedhimisht nënkupton mos lejimin e komunës të shpenzojë as paratë e veta.










