.
Published On: Fri, Apr 4th, 2014

Qeveria e Kosovës ndimon viktimat e dhunës familjare

Share This
Tags

qeveria-mbledhjaGjakovë- Pas vizitës që u ka bërë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, disa institucioneve, përkatësisht Organizatave Joqeveritare të cilat mbështesin gratë të cilat kanë përjetuar dhunë në familje, Qeveria e Kosovës, duke u nisur nga nevoja e identifikuar për përkrahje viktimave të dhunës familjare, ka marrë vendim për krijim të një linje buxhetore me 150 mijë euro që ju dedikohet strehimoreve dhe programeve të strehimit dhe ri-integrimit në mbarë Republikën e Kosovës.

Këtë lajm, drejtoresha e Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë, Sakibe Doli Dobruan e ka cilësuar shumë të rëndësishëm për të gjitha strehimoret e Kosovës qe mbështesin viktima të dhunës në familje dhe ato të dhunës në baza gjinore. Sipas saj, një vendim i tillë i motivon punonjësit në këto institucione si dhe iu shton shpresat e qindra grave dhe fëmijëve qe kërkojnë ndihmën për tu mbrojtur nga dhuna në familje.

Znj. Doli Dobruna për Radio Gjakovën ka thënë se kjo ka qenë një kërkesë imediate, duke u nisur nga gjendja në strehimore të cilat janë në krizë të madhe, nga që të gjithë donatorët e deritashëm, siç është fjala vjen UNDP-ja, tashmë janë larguar nga Kosova dhe e kanë ndërprerë mbështetjen e tyre. Ndryshe, sipas informacioneve të publikuara, vendimi i qeverisë për këtë qëllim do të fillon të implementohet nga muaji maj.