.
Published On: Wed, Jul 15th, 2015

Qeveria Komunale në Gjakovë, ka aprovuar propozimin e Drejtorisë komunale për Bujqesi, Ligjin për Gjuetinë

Share This
Tags

komuna-gjkQeveria Komunale në Gjakovë, ka aprovuar propozimin e Drejtorisë komunale për Bujqësi për fillimin e procedurave për themelimin e vendeve për gjueti të përbashkëta duke u bazuar në Ligjin për Gjuetinë. Sipas këtij propozimi vend-gjuetitë do të themelohën në pronën publike dhe private të Komunës së Gjakovës, në lokacionet zonat pyjore në Qerret, Dushkë dhe në zonën pyjore Pashtriku.

Si jemi njohtuar nga Bekim Ermeni, drejtor, shoqatat ekzistuese të gjahtarëve të Komunës janë kompetente për dhënien e pëlqimit paraprak ndërkohë që  Kuvendi komunal është organi kompetent për marrjen e vendimit për themelimin e vend-gjuetivë.

Sipas Ermenit, për themelimin e vendgjuetive në fjalë, fillimisht kërkohët miratimi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërkohë që pas aprovimit në Asamblenë Komunale në Gjakovë, pritet të hapet procedura tenderuese për menagjimin e vendgjuetive në fjalë, duke respektuar ligjin për gjueti i cili në fokus ka ruajtjën dhe kultivimin e botës shtazore në këto anë.