.
Published On: Sun, Jan 26th, 2014

Qindra qytetarë shkruajnë tek libri i zisë

Share This
Tags

qytetare-libriziseGjakovë- Të dielen (sot) shumë qytetarë të komunës së Gjakovës ishin drejtuar për tek zyra e AKR-së në Carshinë e Jupave për të ngushëlluar dhe shkruar në librin e zisë.

Ndarja nga jeta e Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina, pjesë e këtij subjekti politik me disa funksione të rëndësishme si kryetare e Forumit të Gruas dhe shefe e grupit paralamentar të AKR-së në Asamblenë e Gjakovës kishte bërë që qindra qytetarë të zgjedhnin fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e tyre.

Shumë qytetarë prisnin rradhen për të ulur në karriken e zezë për të shkuar në librin e zi me faqet bardha pranë fotos se Zarushit, që si gjithmonë kishte pozuar duke qeshur. Një buqetë me lule ishte po aty. Faqet librit mbusheshin me pikellim e lageshin nga lotët e dhimbjes.

Në zyre asnjë fjalë. Qetësi e madhe. Përballë tavolines prisnin ngushëllime anëtarët e AKR-së të cilët ndërroheshin kohë pas kohe.  Tek ata vërehej mërzia. Edhe kur nuk donin ta shfaqeshin, sytë i tradhëtonin e lotët u rridhnin. Ishte e qartë, për ata nuk është thjesht humbja e një kolegeje nga partia, por dicka më tepër. “A u mërzitet”, “Ngushëllime” ishin fjalët e vetme që shqiptoheshin nga qytetarët të cilët thyenin heshtjen.

mimoza-libri

“E dashura Zarush, ike kur na u deshte më së shumti. Dikush kishte plane tjera për ty, por vendi yt gjithmonë do të mbetet i zbrazët për ne. Vepra, buzëqeshja dhe afërsia jote do të mbesin me ne përgjithmonë. Gjithmonë do të jesh në zemrat tona Zarushi e buzëqeshur. Me dashuri dhe respekt, Mimoza Kusari-Lila”, ka shkruar në librin e zisë kryetarja e Gjakovës.

natyra-libri

“Nanush ti je nana ma e mirë në krejt boten. Do të kam përjetë në mendjen time fytyrën tënde, fjalët e tua të mençura, mirë sinë tënde , shikimin tënd ma të mirë në botë e pozivititetin tënd. Lum Gjakova që t’ka pas, lum na për ty. Të dua pafundësisht”, ka shkruar Natyra, vajza e të njderës, e cila dedikimin për të ëmen e ka mbyllur me një zemër të vizatuar.

Zyra ishte i hapur për qytetarë nga ora 11:00 e paradites dhe planifikohej të priste qytetarë për të shkruar në librin e zisë deri në 17:00, por rradha e gjatë ka detyruar që ajo të qëndronte hapur për një orë më shumë, atëherë kur s’kishte më njerëz pranë zyrës. Ata që nuk kishin mundësi të shkruanin këtë mund të bëjnë të hënën në hollin e pallatit të kultures. Aty për rreth dy orë do të bëhen edhe homazhe pranë trupit të pajetë të Zarushit./radiogjakova/