.
Published On: Mon, Jul 17th, 2017

QPS me mision për të pajtuar çiftet

Share This
Tags

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ekspertët e Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë, kanë trajtuar 35 raste, përkatësisht procedura të pajtimit ndërmjet çifteve të ndryshme.

Nga ky numër i rasteve, janë kryer 30 ndërkohë që 5 të tjera janë në procedurë e sipër.

Sipas drejtorit te qendrës, Gjon Luli, në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një të ardhme më të mire të fëmijëve të cilët kanë lindur nga prindërit pa kurorëzim, ekspertët e shërbimeve sociale fillimisht zhvillojnë procedura të pajtimit, ndërkohë që, varësisht prej epilogut të kësaj procedure, ata japin edhe mendime se kujt i takon fëmija i lindur nga kjo marrëdhënie ndërmjet çiftit.

Ndryshe, nisur nga kompleksiteti i trajtimit të këtyre çështjeve, procedurat e pajtimit zgjasin deri në 3 muaj, ndërkohë që ka raste kur me kërkesë të ekspertëve të Qendrës për Punë Sociale, nga gjykata kërkohet edhe më shumë kohë për trajtimin e rasteve në fjalë./radiogjakova/