.
Published On: Thu, Apr 10th, 2014

QRAP-ja kërkon objekt të ri

Share This
Tags

gjakova-Gjakovë- Zyrtarë të Qendrës Rajonale për Aftësime Profesionale në Gjakovë, janë duke menduar seriozisht për zgjerimin apo ndërtimin e një objekti të ri për këtë institucion, veprim ky që do të mundësojë edhe zgjerimin apo rritjen e aktivitetit në këtë qendër.

Sipas Shaban Lahës, menaxher i këtij institucioni, është paraparë që pas ndërtimit të objektit të ri të bëhet shtimi i disa profesioneve, të cilat do t’u ofrohen për trajnim personave të pa punë. Laha ka thënë se bordi i këshillimit të këtij institucioni ka propozuar themelimin e kurseve për kuzhinier, kamarier dhe banakier, në lëmin e hotelerisë, pastaj për auto-elektrikë dhe automekanikë në lëmin e makinerisë si dhe përpunimi i qumështit dhe përpunimi i frutave në lëmin e agrokulturës.

Sipas zyrtarëve të qendrës, ideja e tyre për objektin e ri dhe për shtimin e kurseve ka gjetur mbështetje në të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë këtu edhe ministrinë për punë dhe Mirëqenie sociale dhe komunën e Gjakovës, institucione këto që kanë premtuar përkrahje për realizimin e kësaj ideje. /radiogjakova/