.
Published On: Tue, Aug 5th, 2014

“Radoniqi”, fillon ndërtimi i kanalit derivues

Share This
Tags

radoniqi-liqenGjakovë- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” në Gjakovë, ka filluar fazën e dytë të ndërtimit të kanalit derivues të ujit të tipit të mbyllur.

Si jemi informuar nga Muhamet Lama, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie me Konsumatorin dhe Publikun,  ky kanal derivues nisë nga fshati Ratishë  i komunës së Deçanit, ndërkohë që për ndërtimin e tij Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, ka investuar 1 milion e 300 mijë euro.

Sipas Lamës, ky projekt është paraparë të realizohet në tri faza, ndërkohë që aktualisht është duke u zhvilluar faza e dytë.

Ndryshe,  Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Radoniqi”  në Gjakovë,  është përfituese edhe e 6 projekteve të tjera,  për të cilat mbështetje ka ofruar Zyra Zvicerane në Kosovë, përkatësisht organizata CDI./radiogjakova/