“Radoniqi” vijon kontrollet, dënohen 15 keqpërdorues
Ekipet kontrolluese të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Radoniqi” janë në terren 24 orë për të parandaluar keqpërdoruesit e ujit të pijës.
Dy ekipe mbulojnë qytetin e Gjakovës, ndërkaq një tjetër mbulon Rahovecin dhe fshatrat përreth. Vetëm ditëve të fundit janë dënuar 15 keqpërdorues, ndërsa dënimet variojnë nga 100 deri në 500 euro.
Udhëheqësi i njërit prej ekipit kontrollues të “Radoniqit” në qytetin e Gjakovës, Kadri Zhubi, tha se ky kontroll po bëhet për kujdes ndaj ujit dhe jo që ka mungesë të madhe të tij.
Ai tha se është kontroll për ta ruajtur sasinë ekzistuese. Zhubi njoftoi se në momentin që hasin në persona që spërkatin rrugët bëhen analizat e menjëhershme të ujit për të vërtetuar nëse uji është i pijes apo vjen nga pusi.
K.R.U “Radoniqi” vazhdon të jetë e shqetësuar për konsumatorët që ujisin arat me ujë të pijes dhe që sipas tyre nuk janë të paktë/radiogjakova/