Regjistrimi në klasë të parë, më shumë nxënës se vitin e kaluar
Për herë të parë pas tri vitesh, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës pret rritje të numrit të nxënësve që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.
Zyrtarja e lartë në Drejtorinë e Arsimit, Afijete Boshnjaku – Haxhikadrija ka njoftuar se proces i i regjistrimit të fëmijëve në klasë të para ka nisur në mes të muajit maj dhe se gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë.
Numri gjithnjë në rënie i fëmijëve që regjistrohen për herë të parë në shkolla kishte pasoja edhe në punësimin e mësimdhënësve të rinj, që në komunën e Gjakovës janë të shumtë.
Sipas një llogaritjeje, në tri vitet e fundit mesatarisht kishte nga 300 nxënës fillestar më pak në gjeneratë, numër ky që përkthehej në 10 paralele me nga 30 nxënës./radiogjakova/