Renovimi i etazhit të dytë të QKF-s në Gjakovë në fazat e fundit
Ka hyrë në fazën e fundit renovimi i etazhit të dytë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, e cila ndodhet në bërthamën e Qarrshisë së Madhe.
Si jemi njohtuar nga Basri Komoni, drejtor i Drejtorisë komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, sipas raporteve të organit mbikqyrës përkatësisht operatorit ekonomik Firmës “Hoti”, dinamikën e paraparë të ekzekutimin të punimeve e kanë dëmtuar punët e pa parashikuara si pasojë e vjetërsisë së objektit.
Sipas drejtorit Komoni, inaugurimi i etazhit të dytë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë pritet deri në fund të këtij muaji gjë e cila do të rritë gamën e shërbimeve mjekësore, karshi kërkesave të pacientëve.