.
Published On: Mon, Jun 12th, 2017

Rezultatet preliminare, PAN e para në Gjakovë

Share This
Tags

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për të gjitha qendrat e votimit në Gjakovë.

Sipas KQZ-së, koalicioni PAN ka marrë rreth 15 mijë vota ose 41.62%. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e dyta duke marrë rreth 10 mijë e 850 vota ose 30.15%, ndërsa LDK dhe partnerët e koalicionit të tretët me rreth 8 mijë e 560 vota ose 23.8%.

Ndërsa, partitë e tjera së bashku kanë marrë rreth 1600 vota. Sipas KQZ-së, numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 2161./radiogjakova/