Rikonstruksioni i konviktit, Komuna pret TIKA-n
Konvikti i studentëve “Sadik Stavileci” i ndërtuar në vitet e ‘60-ta, në një pjesë të madhe të tij është në gjendje të pashfrytëzuar për shkak të dëmtimeve.
Drejtoria e Arsimit ka marrë një konfirmim nga organizata turke, TIKA, për rikonstruksionin e këtij objekti arsimor, saktësisht të bllokut i cili është jashtë përdorimit, pastaj të dhomave të gjumit, të studimit, kuzhinës e të tjera.
Por, Diana Qarkaxhia, drejtoreshë e Arsimit, njoftoi se për realizimin e këtij projekti Komuna është në pritje, meqë deri më tash nuk ka nisur asnjë veprim për konkretizimin e tij./radiogjakova/