.
Published On: Wed, Sep 7th, 2016

Rivarrosen dëshmoret e lirisë në Koshare

Share This
Tags

Në Kompleksin Memorial në Kosharën legjendare, ka nisur procesi i rivarrimit të të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë për atdheun në Betejen e Kosharës. Kështu, pas rivarrimit të trupit të pajetë të dëshmorit Dukaxhin Vula, gjatë ditëve në vazhdim do të rrivarrosën edhe dëshmorët tjetër nga Gjakova, të rënë në këte fushëbetejë. Në këte drejtim, gjatë ditës së sotme në kompleksin memorial në Koshare është bërë rivarrimi i dëshmorëve të kombit nga qyteti i Gjakovës, Korab Masar Binxhia, Bashkim Mustafë Idrizi, Xhafer Rexhë Thaqi dhe Genc Mustafë Bytyqi, të gjithë këta luftëtarë të denjë të ditëve të para të luftës së UÇK-së, të rreshtuar në Brigaden që komandohej nga Agim Ramadani. Në ceremoninë e zhvilluar me këte rast në prani të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të dëshmorëve të rënë, ish kamandanti i luftës së Kosharës, Hisen Berisha, ka thenë se “më në fund edhe këta dëshmorë ju kanë bashkuar dëshmorëve të lirisë të cilët, që sot në histori, do të jenë gurëthemel i lirisë dhe do i bëjnë roje kombit dhe atdhet, pranë vëllëzërve të armës, nën përkujdesjen dhe nderimin shtetëror”