.
Published On: Mon, Aug 4th, 2014

Rogova e Hasit bëhet me Zyrën e Vendit

Share This
Tags

rogova-zyraPas investimeve të Komunës së Gjakovës në vlerë prej mbi 27 mijë euro, përfshirë edhe inventarizimin, në Rogovë të Hasit është bërë inaugurimi i Zyrës së Vendit, objekt i cili është ndërtuar tërësisht i ri.

Inaugurimin e ka bërë kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, e cila hasjanët i ka përgëzuar për këtë objekt, duke uruar që “të kenë mbarësi në punë dhe si e tillë të kenë mbarësi për tërë Rogovën dhe Hasin”.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila, gjithashtu ka potencuar nevojat dhe shërbimet e kësaj zyre si dhe arritjen e standardeve të kohës për funksionalizim në shërbim dhe interes të qytetarëve.

Nexhmedin Gashi, udhëheqës i Zyrës së Vendit të sapo inauguruar, ka falënderuar Komunën, në veçanti kryetaren Mimoza Kusari Lila për mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij projekti dhe ka dhënë zotimin se do të jetë një zyrë tërësisht funksionale për shërbimet që është dedikuar.

Në emër të banorëve të Rogovës së Hasit, ndër tjerë, ka falënderuar edhe Ilhami Shala, i cili është edhe këshilltar komunal, i cili ka falënderuar kryetaren Mimoza Kusari Lila për përshpejtimin e realizimit të këtij projekti që është shumë domethënës për një fshat me numër aq të lartë të banorëve.