.
Published On: Sat, Jun 20th, 2015

Rregullorja komunale për orarin e punës dhe ajo për ndotjen akustike po aplikohen maksimalisht

Share This
Tags

komuna-gjkRregullorja komunale për orarin e punës dhe ajo për ndotjen akustike po vazhdojnë të aplikohen maksimalisht. Këtë e ka konfirmuar drejtori komunal i Inspeksionit Mentor Sylmeta, i cili ka bërë të ditur se tash e 4 javë, qysh kur janë miratuar këto rregullore, inspeksioni po kryen inspektime rigoroze për çdo natë, duke bërë që vetëdijesimi i pronareve të lokaleve hoteliere të ngritët në maksimum dhe qetësia të mbizotërojë në tërë qytetin pas orës 23.

Sylmeta ka shtuar se me një praktikë të tillë të inspektimeve do të vazhdojnë çdo natë gjatë tërë sezonit veror, në mënyrë që qytetarët e Gjakovës të kenë qetësi gjatë mbrëmjeve verore. Nga ana tjetër, komuna është në prag të miratimit edhe të rregullores për pijet alkoolike, e cila gjithashtu pritet të sjellë përmirësime të cilësisë dhe të shërbimeve hoteliere.