.
Published On: Mon, Mar 31st, 2014

Rrëmbimet e 31 marsit në Gjakovë

Share This
Tags

rembimGjakovë- Organizata Joqeveritare “Thirrjet e nënave”, përmes një komunikate për media përkujton 15 vjetorin e 31 Marsit të vitit 1999, ditës kur nga forcat ushtarake e policore serbe, në mënyrë të dhunshme e barbare u rrëmbyen nga shtëpia e Muharrem Kumnovës në Gjakovë 6 meshkuj, kryesisht djem të rinj.

Me këtë rast policët morën dhunshëm djalin e vetëm të Muharrem e Nesrete Kumnovës, Albionin, pastaj djalin e vetëm të Osmon Efendisë, Artanin, fqinjët Lutfi Bunjakun me djalin Bekimin dhe Shkelzen Binishin. Nga grupi i 6 meshkujve të rrëmbyer ende nuk është ndriçuar fati i Albion Kumnovës, ndonëse kanë kaluar 15 vite.

Në kujtesën e prindërve dhe më të dashurve të tyre, ende mbetet kujtimi i trishtueshëm i shikimit të fundit të ndarjes së dhunshme dhe barbare të tyre nga gjiri familjarë. Për familjet dhe atdheun ju vazhdoni të mbeteni të pavdekshëm, thuhet mes tjerash në këtë kumtesë përkujtimi të OJQ “Thirrjet e Nënave”./radiogjakova/