.
Published On: Fri, Aug 5th, 2016

Rrëmujat nga lëvizjet e automjeteve në drejtim të Kodrës së Çabratit – shqetësim për banorët dhe vozitësit

Share This
Tags

Stina e verës së bashku me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë, bënë që qyteti i Gjakovës të mbi popullohet. Një gjë e tillë reflekton drejtpërdrejtë edhe në trafik, ku qarkullojnë numër i madh i automjeteve. Një pike neuralgjike gjatë kësaj stine, padyshim se mbetet rruga e cila shpie në njërin nga vendpikniqet më të preferuara të qytetit, Kodra e Çabratit, ku ndodhen edhe një numër i madh i kafiterive, shumë të frekuentuara nga qytetarët dhe ku në të kaluarën ka patur edhe situata të rrezikshme për ta. Rruga tejet e ngushtë dhe pa trotuare bënë që në këtë pjesë të qytetit shumë shpesh të bllokohet lëvizja me automjete dhe pritja dhe nervozizmi të jetë i madh. Pamundësia që në kohë të caktuar të lëvizet në rrugën për Çabrat mund të ketë pasoja të rënda sidomos në raste të fatkeqësive të ndryshme, shpërthimit të ndonjë zjarri, ekcesve të ndryshme apo domosdoshmëria e ndihmës përkatëse mjekësore, meqë në këto raste pamundësohet edhe lëvizja e automjeteve emergjente si edhe e policisë. Për ti krijuar një frymëmarrje kësaj rruge, përkatësisht në përpjekje për të gjetur shtigje të reja alternative, komuna e Gjakovës këto ditë e ka shpallur tenderin për hartimin e projektit të rrugës “Muharrem Domi”, rrugë kjo e cila nga objekti aktual i Fakultetit të Edukimit në Gjakovë shpie në drejtim të eshtonores përkatësisht varrezave të martirëve në kodër të Çabratit. Si jemi njoftuar nga Shkumbin Kastrati, drejtor i drejtorisë komunale të Shërbimeve Publike në Gjakovë, fillimi i ndërtimit të kësaj rruge do të nisë në gjysmën e dytë të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm. Rruga ka një gjatësi prej afër 1 kilometër, ndërkohë që sipas paramasave, llogaritet që ndërtimi i saj do të kushtoi rreth 200 mijë euro. Ndërtimi i saj do të përmirësoi dukshëm kushtet për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve në drejtim të Kodrës së Çabratit, kërkesë kjo e kamotshme e banorëve të komunës së Gjakovës.