Rrënohen Barakat afër Qerdhes “Ganimete Terbeshi”, dhe prapa zyreve të koorporatës “Deva”.

Foto ilustruese
Në kuadër të angazhimit për lirimin e hapësirave publike dhe eleminimit të rrezikshmërisë që kanë paraqitur, komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Punë Insketuese ka vendosur që t’i rrënojë disa baraka në afërsi të Qerdhes “Ganimete Terbeshi”, apo prapa zyreve të koorporatës “Deva”.
Këto, Baraka në të kaluarën janë përdorur si garazhe nga banorët e banesave të këtij lokacioni, por të njejtat tashmë janë vjetruar dukshëm dhe paraqesin pengesë për lëvizjen e lirë dhe rrezik për jetën e kalitmarëve, në veçanti prindërve dhe fëmijëve që e frekuentojnë qerdhen “Ganimete Terbeshi”.
Sipas zyrtarëve komunal, pronarët e këtyre objekteve kanë të drejtë të ankeses ndaj këtij vendimi, por ankesa eventuale nuk mund ta ndërpresë procesin e rrënimin, pasi vendimi është i pakthyeshëm. Zyrtarët komunal konkretisht ata nga drejtoria e isnpeksionit, kanë njoftuar se ditëve në vazhdim do të rrënojnë edhe objekte tjera të ngjashme, të cilat gjenden në lokacione të ndryshme të qytetit të Gjakovës.










