.
Published On: Sat, Aug 30th, 2014

Rrënohet ish-objekti i Gjeodezisë dhe Kadastrës

Share This
Tags

objekti-rrenimiËshtë rrënuar ish-objekti i Gjeodezisë dhe Kadastrës, i cili gjendet në afërsi të monumentit të trashëgimisë kulturore “Sahat Kulla”. Ky rrënim i hap rrugë Komunës së Gjakovës të ndërtoj sheshin e ri i cili do jetë në dispozicionin e qytetarëve, por njëkohësisht do tregojë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe historike që ka kjo pjesë e qytetit të Gjakovës.

Ky shesh do ndërlidhet edhe me Qendrën Multifunksionale e cila është në renovim e sipër, ku dukshëm pritet t’i kthehet edhe gjallëria ekonomike biznesve që funksionojnë në këtë pjesë.

Komuna e Gjakovës deri në fund të këtij viti do të ketë katër hapësira publike të reja të rregulluara: Sheshi i Sahat Kullës, Sheshi tek Ish-Kazerma në qendër të qytetit, Sheshi i Ali Podrimës dhe sheshi i Pazarit apo Namazgjahi i qytetit.