.
Published On: Fri, Oct 24th, 2014

Rreth 34 mijë euro për të rikthyer tregun në lokacionin e vjetër

Share This
Tags

tregu-ndertimiKomuna e Gjakovës, ka filluar punimet për ndërtimin e platosë në tregun e vjetër të qytetit. Vendi i cili që 15 vite kishte ngelur gërmadhë dhe pjesë e vdekur, ka filluar të rikthehet në jetë përmes projektit për ndërtimin e platos që do mundësoj rikthimin e tregut pas 30 ditësh.

Ideja për rikthimin e tregut në këtë pjesë kishte filluar të jetësohet që në muajt e veres me rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje që ishin bërë gjatë viteve të kaluara, kurse pas procedurave të tenderimit ka filluar faza e shtruarjes së platosë.

Gjithashtu, Komuna e Gjakovës pas rikthimit të tregut në pjesën e pazarit të qytetit, do angazhohet që të rikthej edhe funksionin e dyqaneve të shumta për rreth. Vlera e përgjithëshme e investimeve është 34 mijë euro.