.
Published On: Sat, Jan 24th, 2015

Rreth 400 persona kërkojnë punë në “Interteks”

Share This
Tags

mimoza-suediTashmë kanë hyrë në fazën e fundit përgatitjet për fillimin e prodhimit në Fabrikën “Interteks” në Gjakovë, e cila pritet të prodhojë mbuloja të makinave për markat e automjeteve Volvo dhe Wolksvagen.

Bëhet e ditur se në konkursin për 100 punëtorë janë paraqitur gjithsejtë 400 punëkërkues, ndërsa aktualisht është faza e fundit e përzgjedhjes dhe trajnimit të punëtorëve më të mirë. Ndërkohë, mësohet se kompania ka pasur disa vonesa të vogla për faktin e vonesës së marrëveshjes për objektin që do ta shfrytëzojnë, por edhe ky problem duket se tashmë ka kaluar.

Kjo fabrikë do të vendoset në objektin e ish industrisë së tekstilit “Emin Duraku”, përkatësisht “Jatexi”. Sipas menaxherëve të kompanisë “Interteks”, fillimi i prodhimit në këtë fabrikë pritet të ndodhë nga mesi i muajit shkurt./radiogjakova/