Rreth 55 mijë euro për të rrënuar objektet pa leje
Krahas veprimeve inspektuese kur bëhet fjalë për shkeljen e rregullave, kritereve dhe standardeve të përcaktuara që kanë të bëjnë me veprimtaritë e ndryshme afariste, Drejtoria komunale për Punë Inspektuese në Gjakovë, ka qenë e angazhuar edhe në ekzekutimin e objekteve të ngritura pa leje ndërtimi, përkatësisht objekteve ilegale.
Në këtë drejtim, si jemi njoftuar nga drejtori Mentor Sylmetaj, është bërë rrënimi i objekteve në tregun e vjetër tek drejtoria e ndërmarrjes “Çabrati”, largimi i reklamave nga shtyllat e ndriçimit publik gjegjësisht në hapësirat publike, rrënimi i strehëve metalike në rrugën “Yll Morina”, rrënimi i objektit përballë qendrës kryesore familjare, pastaj i 4 shtëpive të djegura në lagjen Sef dhe pastrimi i ambientit, rrënimi i objektit në afërsi të Kullës së Sahatit, si dhe i katër shtëpive në rrugën “Mbretëresha Teuta” si dhe largimi i një reklame nga objekti i Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.
Për të gjithë këto veprime janë investuar, 54 mijë e 730 euro, të dhëna këto të prezantuara edhe në mbledhjen e fundit të Bordit të Drejtorëve në Kuvendin Komunal të Gjakovës./radiogjakova/