.
Published On: Wed, Nov 26th, 2014

Rreth 80 studentë pranohen me listë në UGj “Fehmi Agani”

Share This
Tags

univers-gjk-fehmi-aganiMosmarrëveshjet në mes të Universitetit të Prishtinës dhe shoqatave të dala nga lufta, për pranimin pa konkurs të studentëve, duket se nuk kanë qenë të pranishme edhe në Universitetin e Gjakovës.

Mësohet se në Universitetin “Fehmi Agani” në vitin e ri shkollor janë regjistruar gjithsejtë 81studentë të cilët janë dërguar me listë nga shoqatat e dala nga lufta. Këtë e ka konfirmuar edhe rektori i Universitetit të Gjakovës Bajram Nura, i cili ka bërë të ditur se regjistrimi i këtyre studentëve është bërë në konsultim me Ministrinë e Arsimit.

Nura ka shtuar se menjëherë pasi e ka pranuar listën nga këto organizata ka kontaktuar me ministrin e Arsimit, Ramë Buja nga i cili ka kërkuar të dijë se si të veprohet në këtë rast. Në përgjigjen e tij Buja ka thënë se universiteti mund t’i pranojë këta studentë dhe sipas kësaj përgjigje edhe ka vepruar rektori.

Nga ana tjetër, në shoqatat e dala nga lufta është bërë e ditur se 81 të pranuarit në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, janë kryesisht familjarë të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës dhe se nuk është bërë asnjë keqpërdorim i kësaj mundësie./radiogjakova/