Rrethrrotullimi,Komuna duhet të sigurojë mjetet për shpronësim
Gjakovë- Asamblistët e Kuvendit Komunal në Gjakovë, në mbledhjen e fundit kanë aprovuar vendimin për shpalljen e hapësirës në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe “ Skënderbeu” zonë e interesit të përgjithshëm, meqë në këtë vend planifikohet të ndërtohet rreth rrotullimi i cili lidhë brendinë e qytetit me rrugën e cila shpie në drejtim të Prizrenit.
Si jemi njoftuar nga Xhelal Hoxha, drejtor i Drejtorisë komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjakovë, në vazhdim të procedurave për realizimin e këtij projekti, fillimisht duhet të veprojnë 2 komisione, njëri nga Ministria për Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe tjetri nga Ministria për Buxhet e Financa, të cilat duhet ta bëjnë vlerësimin e patundshmërisë për pjesën e cila duhet të shpronësohet, natyrisht sipas parametrave të përcaktuar si dhe realizimin e procedurave të nevojshme.
Ndryshe, për ekzekutimin e punimeve vetëm në rreth- rrotullim, qeveria ka akorduar mbi 250 mijë euro dhe tashmë ka shpallur tenderin për këtë qëllim. Në anën tjetër sipas drejtorit Hoxha, në rastet kur bëhet fjalë për hapësirat brenda kufijve administrative të komunës, atëherë është obligim i komunës që të siguroi mjetet e nevojshme për shpronësim, gjë e cila padyshim se kërkon një kohë të gjatë./radiogjaova/