.
Published On: Thu, Feb 22nd, 2018

Rriten çmimet e produkteve “të shportës”

Share This
Tags

Këtë fillim vit qytetarët i kanë blerë më shtrenjtë artikujt ushqimorë “të shportës”.

Këtë e thotë raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës që dëshmon se çmimi i pemëve në janar të vitit 2018 ka qenë më i lartë për 11.7% se në muajin e njëjtë të vitit 2017, ndërsa 1.5% më shumë se dhjetori.

Më shtrenjtë se në fundvit po shiten perimet për 10.2%, por janë më lirë se janari i vitit të kaluar për 5.3%. Sipas Agjencisë, rritje çmimi ka pësuar edhe një produkt tjetër shumë i rëndësishëm si buka.

Nëse në janar të vitit 2017 çmimi mesatar për një bukë të bardhë 500 gramësh ka qenë 27 centë, muajin e kaluar ka qenë 29 centë.

Nga Janari 2017 rritje ka pësuar edhe mishi, kafja, çaji e duhani. Arsyeje për këtë rritje thuhet se mund të jenë kosto e prodhimit, lënda e parë, transporti e importi.

E rryma, gazi e lëndë të tjera djegëse këtë janar rezultuan më lirë se vitin e kaluar për 8.7%.

Për përpilimin e këtij raporti, vetëm në Gjakovë Agjencia e Statistikave të Kosovës ka mbledh 6800 çmime gjatë periudhës nga data 10 deri 20 të muajit referues në supermarkete, ndërmarrje shërbyese, dyqane, tregje dhe pika tjera të shitjes me pakicë. Si në Gjakovë, e njëjta procedurë ndiqet edhe në 13 komuna të tjera të Kosovës/radiogjakova/